Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pasi Kosova shpalli non-grata një zyrtar rus të UNIMIK-ut.
Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara thuhet se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje, përcjell Klankosova.tv.
”Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non grata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në reagimin e zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, Stéphane Dujarric.
Kryediplomatja Donika Gërvalla-Schëarz, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti, më 31 dhjetor 2021, nxori vendim për shpalljen non-grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut.
Gërvalla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se i njëjti ka veprimtari të dëshmshme dhe ka cënuar sigurinë kombëtare të Kosovës.
”Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së”, pati thënë ajo.
Reagimi i plotë:
”Ne jemi vënë në dijeni për deklaratën e autoriteteve të Kosovës si “persona non grata” të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar të Misionit nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë njoftim. Doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë).
Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i drejtohet udhëheqjes së misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë çështjen në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetet e UNMIK-ut dhe personelit të tij.
UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e pjesëtarit të personelit në fjalë dhe po ndjekin autoritetet përkatëse për këtë çështje”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…