Ashtu siç ishte paralajmëruar këtë të martë Forca e Ligjit ka nisur aksionin për sekuestrimin e pasurive të paligjshme në qytetin e Shkodrës.
Në këtë aksion sipas policisë së Shtetit në shenjestër do të jenë edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundraligjshme.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se pritet që në këtë aksion të sekuestrohet pasuria e grupit Bajraj dhe familjes Doçi në Shkodër. Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti duke rezultuar me vrasjen dhe groposjen e këtij të fundit.