KRYESORE

Stuhia “Petra” godet sonte Ballkanin! Erërat do të arrijn shpejtësinë deri në 100 km/h

Sot paradite fronti i fuqishëm i ftohtë ajror ka përfshirë shumë pjesë të Evropes Qendrore dhe Ballkanit veriperëndimor duke kushtëzuar reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore veçanërisht në viset kodrinore-malore. Me uljen e temperaturave reshjet e borës po shfaqen edhe nëpër disa ultësira.

Ky ndryshim i kushteve sinoptike në Evropë do të na përfshijë edhe ne sot pasdite vonë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Priten fillimisht reshje shiu, mundësi për rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe reshje bore fillimisht në viset kodrinore malore, pastaj edhe nëpër disa ultësira.

Cikloni i fuqishëm dhe fronti i ftohtë në kuadër të ciklonit do të na sjellin edhe erëra mjaft të fuqishme sonte dhe nesër prandaj apelojmë për kujdes të shtuar.

Reshje të dendura priten sonte që nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore, varësisht nga pozita gjeografike dhe temperaturat ato do të jenë në formë shiu ose bore.

Përndryshe reshje të dendura bore sot kanë përfshirë shumë rajone alpine në Evropë si rezultat i po këtij fronti dhe cikloni. Reshjet e borës kanë përfshirë edhe shumë ultësira, ndërsa në këto çaste sistemi frontal gjendet në Slloveni dhe Kroaci dhe po përparon në drejtim të territoreve tona.//Meteoballkan


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago