Operacioni “Oluja”: Vazhdon festa e kroatëve, në dorë mbajnë flamurin e UÇK’së si falënderim ndaj shqiptarëve

Dje dhe sot në Kroaci po shënohet përvjetori i 25’të i Operacionit të njohur “Oluja” (Stuhia), ku ushtria kroate dëboi forcat serbe dhe çliroi përfundimisht krahinën për rreth qytetit Knin.

Motoristët kosovarë të cilët marrin pjesë vazhdimisht në këtë përvjetor, këtë herë nuk kanë arritur të jenë prezentë shkaku i pandemisë.

Mirëpo, motoristët kroatë nderuan ish-luftëtarët e Kosovës të cilët morën pjesë në këtë operacion dhe në luftën e Kroacisë kundër serbëve.

Ata kanë bartur flamurin dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë gjatë marshit të sotëm, ku prezent ishin edhe presidenti kroat dhe kryeministri kroat.