POLITIKE

Opozita serbe betohet në korridor, seanca përfundon në kaos, ofendime, bilbila dhe me Kosovën

Parlamenti i ri i Serbisë është konstatuar, në një seancë të mbushur me tensione. Përfaqësuesit e opozitës bënë betimin në korridoret e kuvendit, veçmas nga grupi i shumicës së kryesuar nga lista e presidentit Aleksandër Vuçiç, të cilin e akuzojnë se ka vjedhur zgjedhjet.

Gjatë seancës, ata ndërmorën një protestë simbolike duke paraqitur një pankartë të madhe me mbishkrimin: “Mashtrues, nëse doni ta grabisni sërish Serbinë, nuk do të mundeni”.

Më pas, shpërthyen ofendimet dhe vërshëllimat, me ligjvënësit e opozitës që iu afruan foltores duke e bllokuar atë. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimet të tilla si: “Keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”.

Deputetët e shumicës reaguan po ashtu me ofendime, por edhe duke duartrokitur për marrjen e mandateve. Kryeministrja Ana Brnabiç kritikoi opozitën duke thënë se ata punojnë kundër Serbisë.

“Poshtërimi më i madh për Serbinë është fakti se liderët e kësaj pjese të opozitës pasnesër do të jenë në Bruksel, ku do të jenë më të vegjël se fara e lulëkuqes! Aty do të duartrokasin eurodeputetët që do të miratojnë një rezolutë kundër Serbisë, në të cilën thonë më të keqen për vendin tonë. Të njëjtët deputetë që dënojnë Serbinë për mosnjohjen e Kosovës dhe Metohisë si shtet, që kërkojnë të ndëshkojnë Serbinë për shkeljen e rendit kushtetues të të ashtuquajturës Kosovë, të cilët kërkojnë të izolojnë Serbinë sepse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, tha Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë.

Me këto skena kaosi, seanca konstituive u ndërpre. Lista Serbia kundër Dhunës në opozitë e konsideroi këtë një fitore. Vazhdimi i seancës pritet që të bëhet në ditët në vijim, ku duhet të zgjidhet kryetari i kuvendit, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, anëtarët e trupave punues dhe anëtarët e përhershëm të delegacioneve parlamentare në institucionet ndërkombëtare.

Në zgjedhjet e kaluara, të kontestuara nga opozita dhe të kritikuar nga ndërkombëtarët për shkak të parregullsive, partia e Vuçiç fitoi e vetme shumicën duke marrë 129 deputetë nga 250 që janë në total. Shqiptarët, ashtu si legjislacionet e kaluar, përfaqësohen nga Shaip Kamberi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago