Kjo është ora e “fundit të botës”. Shkencëtarët bërthamorë i vendosën akrepat vetëm 90 sekonda nga mesnata, më afër se asnjëherë më parë. Kjo për shkak të veprimeve të Rusisë me armët bërthamore mes pushtimit të Ukrainës, luftës në Gaza të Izraelit që ka arsenal nuklear dhe përkeqësimit të ndryshimeve klimatike si faktorë që po na çojnë drejt një katastrofe globale.
Buletini i Shkencëtarëve Atomik, ashtu siç bënë vitin e kaluar, e vendosi orën në 90 sekonda deri në mesnatë – pika teorike e asgjësimit.
“Kina po rrit arsenalin e saj, tani ka 500 armë bërthamore. Dhe për herë të parë, të paktën në jetën time të rritur, tani po flitet në Uashington se arsenali bërthamor i SHBA-së do të duhet të rritet gjithashtu në mënyrë që të përputhet me arsenalet e Rusisë dhe Kinës, të marra së bashku. Pra, në shumë mënyra, ne po përgatitemi për një garë armatimesh në tre drejtime, e cila është e paprecedentë dhe mjaft shqetësuese. Kështu që tabloja është mjaft e zymtë në anën bërthamore këtë vit.”
Alex Glaser – Profesor i mekanikës në Universitetin Princeton
Një tjetër shqetësim përbën dhe zhvillimi i lartë teknologjik, me shkencëtarët që thonë se po inteligjenca artificiale po del jashtë kontrollit.
Organizata jofitimprurëse krijoi orën e fundit të botës në vitin 1947 gjatë tensioneve në Luftën e Ftohtë, pas Luftës së Dytë Botërore për të paralajmëruar njerëzimin se sa afër ishte shkatërrimit të planetit.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…