POLITIKE

“Ose marrëveshje, ose sanksione”, mediet serbe raportojnë për ultimatum ndaj Vuçiqit

Mediumi serb pro regjimit, “Novosti”, raportohen se pesë diplomatët evropianë do t’i shkojnë me ultimatum në takim, presidentit Aleksandër Vuçiq.

Siç pretendohet, emisari evropian, amerikan, gjerman, francez dhe ai Italian, do të kërkojnë që Serbia të pranojë planin evropian për marrëveshjen finale, ose do të përballet me sanksione.

Por përveç sanksioneve, raportohet edhe për “lëvizje të vështira” nga fuqitë ndërkombëtare.

Vuçiq, sipas këtij raportimi është takuar me patriarkun Porifirije për ta informuar rreth këtyre zhvillimeve.

Takimi pritet të ndodhë pasdite dhe veç kësaj, në orën 17:00 është paralajmëruar edhe konferencë për media.

Në një konferencë për media menjëherë pas takimit, Lajçak tha se vetë ardhja e delegacionit, të cilin e quajti të fuqishëm, të BE-së dhe SHBA-së, është sinjal që janë të përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne erdhëm këtu sot me një delegacion të fuqishëm të BE-së dhe SHBA-së, gjë e cila është një sinjal që ne jemi të përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Qëllimi i takimit me Kurtin ishte propozimi ynë për normalizim të marrëdhënieve që e prezantuam në shtator dhe pastaj në dhjetor”, tha ai.

Tutje Lajçak tha se nuk mund të japë shumë detaje, por takimi ndonëse ishte i gjatë dhe aspak i lehtë, ishte shumë i hapur. Ai bëri me dije se bashkë me pjesëtaret tjerë të delegacionit tashmë do të vazhdojnë për në Beograd.

“Ne shpenzuam më shumë se dy orë gjë e cila tregon që takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i sinqertë dhe i hapur. Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike sepse siç e dini ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, pra nuk ka shumë që mund të them, por mund të them se kemi pritur  mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi Lajçak.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago