Osmani akuzon LDK-në se i ngulën ‘thika pas shpine’: U ankuan për mua në Administratën amerikane

Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, thotë se partia e saj i ka vënë thika prapa shpinës.

Ajo thotë se LDK është ankuar për të në administratën amerikane dhe në EPP.

“Kemi figura të caktuara që dërgojnë prapa shpinës thika sepse kjo nuk i takon LDK-së sepse nuk mund të bëhet LDK si partitë tjera. Ta zëmë, hic në raport me VV-në që ka qenë në koalicion, në raport me mua si kryetare e Kuvendit, si nënkryetare e LDK0-së, përderisa akoma ishte koalicioni gjallë kishte zyrtarë të LDK-së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP-së për mua, ku thuhej se ajo nuk ka qëndrime për këtë cështje ose atë cështje. Ose së fundi EPP-së i thanë i kemi humbur zgjedhjet shkaku i Vjosa Osmanit”, ka thënë ajo.

​Vjosa Osmani: Fyerjet çnjerëzore nuk ia falë kurrë LDK-së

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka folur rreth ofendimeve që po i bëhen, sipas saj, nga njerëz të ‘shtëpisë së saj’.

Duke mos përmendur emra, Vjosa Osmani tha se bëhet fjalë për fyerje nga më të ndryshme në publik nga shtëpia e saj, duke iu referuar kështu partisë nga e cila ajo vjen – LDK.

“Gabimet që i bën Vetëvendosje i paguan Vetëvendosje. Ata e paguajnë çmimin e gabimeve të tyre. Unë kam dal në garë për shtëpinë time, LDK-në dhe nuk pajtohem me dërgimin e letrave prapa shpinës nga njerëz të shtëpisë sime në SHBA dhe Berlin”, ka thënë Osmani.