POLITIKE

Osmani e Kurti homazhe në Prekaz: Përulemi para atyre që sakrifikuan për liri, pavarësi e bashkim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Osmani tha se janë këtu për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë që frymoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

“Sot e filluam ditën te komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari për të nderuar sakrificën e tyre . 28 nëntori përveç simbolikës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe rëndësisë historike të ngritjes së flamurit, është edhe data kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe datë dalja e UCK dhe të gjitha këto i japin kuptim më të madh festave të nëntorit. Duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë, i uroj shqiptarët gjithandej për këtë festë tonën të përbashkët duke shpresuar që një ardhme e ndritur e pret Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”, tha Osmani.

E kryeministri Albin Kurti tha se 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.

“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptarë. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë e gëzim por edhe përgjegjësi., për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago