POLITIKE

Osmani i përgjigjet PDK’së që e bojkotoi: Fotografia e Thaçit është brenda zyrës, veç është zhvendosur

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu është kundërpërgjigjur PDK-së, pasi që këta të fundit e kanë bojkotuar mbledhjen e kryesisë, si shenjë pakënaqësie për zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Osmani tha pas mbledhjes se nuk është njoftuar formalisht nga partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli. Ajo ju ka bërë thirrje PDK-së që të shkojnë në mbledhje të kryesisë për të dhënë kontributin e tyre.

“Kryesia e Kuvendit nuk është njoftuar formalisht nga ana e PDK-së, e konsideroj si të pa nevojshme sepse fotografia e presidentit aktual, në asnjë moment nuk është larguar nga ana e kabinetit, por vetëm është zhvendosur, përderisa është brenda zyrës, vendi është i dukshëm, vetëm ana ka ndryshuar. Thirrja ime është që të vijnë të kontribuojnë që këto çështje t’i qojmë bashkërisht përpara”, tha Osmani.

Ajo ka dhënë sqarime edhe për çështjen e reciprocitetit me shtetin serb.

“Kryeministri i vendit me të drejtë e tha se tarifa e jo taksa të zëvendësohet me reciprocitet në raport me Serbinë, natyrisht që ne si Kuvend se marrim atë vendim, por, qeveria, por komenti im është se çka mendon koalicioni, absolutisht ka pajtim të tillë është pjesë e programit, është lexuar nga ana e kryeministrit”, tha kryeparlamentarja.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë kohës sa do të jetë kryetare e Kuvendit, ajo nuk do të punojë si asistente në UP.

“Unë do ta dërgoj kërkesën për t’u pezulluar gjatë kësaj udhe, është praktikë që është ndërtuar së paku në fakultetin juridik, ku personat që mbajnë pozita të zyrtarëve të lartë publik e dërgojnë një kërkesë për pezullim gjatë asaj periudhe, unë gjatë katër viteve do të fokusohem në tërësi për punën time në Kuvend, sado që studentët do të më mungojnë shumë”, tha kryetarja e Kuvendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

13 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago