Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas mosnisjes së mësimit më 1 shtator, duke thënë se në vend të grevës, e cila, sipas saj, i dëmton nxënësit, duhet t’i jepet mundësi dialogut.
Osmani u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që ta bojkotojnë grevën dhe atë ta zëvendësojnë me dialog.
“Sot na duhet reflektim dhe sjellje e përgjegjshme, jo vetëm në raport me procesin mësimor, por edhe për sfidat e mëdha nëpër të cilat po kalon shteti ynë. Sindikata e arsimit parauniversitar ka të drejtë t’i adresoj shqetësimet në raport me mirëqenien e mësimdhënësve dhe pagave të tyre, por gjithmonë duke shmangur dëmin e pariparueshëm që i bëhet interesit të nxënësve nga ndalimi i procesit mësimor”, është shprehur Osmani.
Më tej, e para e shtetit tha se institucionet e Kosovës janë duke realizuar reforma për përmirësimin e sistemit arsimor, rritjen e cilësisë e përmirësimin e pozitës materiale për mësimdhënës.
“Prandaj edhe është proceduar Projektligji për Pagat, i cili parasheh përmirësimin e pozitës për mësimdhënësit. Të gjitha palët kanë të drejtë t’i adresojnë propozimet e tyre për përmirësimin e këtij projektligji, i cili është i hapur për diskutime paraprake dhe shumë shpejt pritet të jetë në diskutim publik”, ka shkruar Osmani, përcjell Klankosova.tv.
Osmani më tej tha se fillimi i mësimit duhet të jetë i pakushtëzuar, teksa shtoi se secili veprim i institucioneve dhe sindikatave duhet të jetë në shërbim të nxënësve dhe përmirësim të cilësisë së sistemit arsimor.
“Si Presidente e vendit, jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim duke e ditur se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti e shoqërie të suksesshme. Por, jam në anën e nxënësve. E drejta u takon vetëm atyre! Atyre duhet t`ua ofrojmë dhe mbrojmë të drejtën për edukim dhe arsimim! E grevës duhet t’ia zë vendin dialogu”, ka thënë Osmani.
Ajo bëri të ditur se zyra e saj ka kontaktuar me të gjitha palët dhe po angazhohet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që në fokus, sipas saj, ka interesin e nxënësve dhe të gjithë sistemit arsimor.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…