POLITIKE

Osmani në Samitin e BE-së në Tiranë: Vuçiç është mentalitet i të 90-tave, i njëjti na çoi në luftë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar para gazetarëve në Samitin e BE-së në Tiranë, se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përfaqëson një vazhdimësi të mentalitetit të viteve të 90-ta dhe është pikërisht ky lloj mentaliteti që ka çuar Ballkanin në luftë.

Komentet e Osmanit erdhën pasi gazetarët ndërkombëtarë e pyetën rreth deklaratave të Vuçiç para disa dite ku e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “një llum terrorist”.

“Fatkeqësisht Vuçiç është vazhdimësi e mentalitetit që ka ekzistuar në Serbi në të 90-tat. Ky mentalitet ka çuar në luftë, pro ky mentalitet duhet të përjashtohet nga të gjithë”, deklaroi ajo.

Osmani, siguroi se “Kosova bën krejt të kundërtën e Vuçiç-it”.

Ajo madje tha se pranuan që të futen në bisedime me presidentin serb, vetëm për të treguar konstruktivitet dhe bashkëpunim, përkundër se Serbia akoma nuk ka kërkuar falje.

“Besojmë se dialogu që udhëhiqet nga BE dhe mbështet nga SHBA, është e vetmja rrugë përpara që është e p-përqendruar në njohje në qendër”.

Përndryshe, Osmani pohoi se është “shumë e lumtur që jam në Tiranë”, derisa pohoi që shpreson se “konkluzionet dhe deklarata e përbashkët do të tregojë unitet të BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

Ajo shtoi edhe se në këtë samit “jam këtu si liderja e vendit më pro evropian” dhe se Kosova është “100 për qind në çdo politikë të jashtme me BE-në”.

Por, tha se BE duhet të kalojë “nga fjalët në veprime, sidomos për liberalizimin e vizave”.

“Kosova do ta aplikojë për anëtarësim në BE në fund të këtij viti dhe presim mbështetje të plotë. Këtë do ta bëjë të qartë edhe sot”, tha Osmani.

Presidentja në fund tha se pret që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave që mbahet me 15 dhjetor të vazhdohet uniteti për liberalizimin e vizave për Kosovën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago