Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.
Kreu i shtetit serb u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pati edhe një bisedë të shkurtër. Pas takimit me Ramën, Vuçiç pati një prononcim për mediat.
Vetëm ditën e djeshme, Vuçiç mori vendimin për të marrë pjesë në samit, pasi disa ditë më parë u shpreh se delegacioni serb do e bojkotojë.
Ai theksoi se pret një përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, teksa shtoi se nëse nuk do merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për Serbinë.
Rreth 1500 efektivë do të jenë në terren, për samitin, ndërsa akse të shumta rrugore janë bllokuar.
Krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.
Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…