Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që është edhe nënkryetare e LDK-së ka deklaruar se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk duhet që në këtë kohë të bëhet ky veprim.
“Nuk e përkrahi këtë mocion, dhe ftoj deputetët mos ta përkrahin këtë mocion. Nuk është në kohën e duhur dhe nuk do të prodhoj një qeveri tjetër me legjitimitet. Nuk ka nevoje Kosova për një qeveri që nuk ka legjitimitet”, ka thënë ajo. Në fakt mocioni vjen nga partia e saj. Osmani ka votuar kundër seancës edhe në kryesi. Nesër ndërkaq mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, në ora 11:00.