POLITIKE

Osmani pas deklaratave të Thaçit: Nëse i ndodh diçka familjes time, e dimë kush është përgjegjës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat e presidentit Thaçi lidhur me familjen e saj.

Osmani ka thënë se është e çuditshme për të që as kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe asnjë nga zyrtarët e lartë të kësaj partie nuk kanë reaguar për siç ka thënë, kërcënimet që presidenti Thaçi ka bërë në drejtim të saj.

Osmani i ka krahasuar kërcënimet e tilla me ato që bëheshin gjatë viti 1999 në drejtim të anëtarëve të LDK-së, derisa ka thënë se nëse diçka i ndodh familjes së saj, tashmë e dinë se kush qëndron pas tyre.

“Unë e kam parë reagimin e kryetarit Mustafa kur kanë qenë disa shkrime në Facebook, por nuk ka reaguar ndaj deklaratës të presidentit kur është momenti kur kërcënimi bëhet serioz. Pikërisht siç e kam  thënë edhe ambasadorët e Quintit thotë se deklaratat e tilla nxisin dhunë. Për mua është e çuditshme dhe nuk e kam parë ndonjë zyrtar të lartë të reagojë. Kurrë nuk ka ndodhë në Kosovë, asnjë president, kryeministër apo kryetar i  Kuvendit të bëjë deklarata të tilla që mund të nxisin dhunë. Prandaj në reagimin tim kam thënë se kjo ma kujton vitin 99 kur bashkëpunëtorët e LDK akuzoheshin për lidhje me Serbinë dhe pastaj dihet se çka ka ndodhë. Nëse diçka i ndodhë familjes sime, ne tash e dimë kush është, për shkak të deklaratave shpifëse. Unë do të doja ta shoh presidentin Thaçi si president jo si shpifës”, u shpreh ajo në Jeta në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago