Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e Kosovës, Ilir Konushevcin në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Ajo përmes një njoftimi për media ka thënë se Konushevci u bë lajmëtar i lirie, në prag të çlirimit të Kosovës.
“Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Mala, teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm që kishte marrë formë, por edhe ishte afër”, ka thënë ajo.
Osmani thotë se ai u vra në pritë në Bajram Curr, e fare pak para se të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë.
“Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim! Sot Kosova është e lirë, e Iliri hero! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe të gjithë heronjtë e Kosovës!”, ka shkruar Osmani.
Ilir Konushevci ishte një ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në.