POLITIKE

Osmani për shkarkimin e Dakës: Askush nuk më zmbrapsë me kërcënime në Gjykatën Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e sotme për media, ka folur për kritikat që ka marrë për shkarkimin e ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ajo ka thënë se KQZ-ja, pas shkarkimit të Dakës ka pasur zhvillime pozitive. Njëkohësisht për këtë ajo ka krahasuar raportin e zgjedhjeve të fundit, në të cilat Daka ishte në krye të këtij institucioni.

“Jam shumë e kënaqur që zgjedhjet e 17 tetorit janë cilësuar ndër më të mirat dhe ndër më demokratiket. Ky është lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës dhe tregon për maturinë dhe demokracinë që ka vendi ynë. Poashtu jam tejet e lumtur që vlerësimi i punës së KQZ-së aktuale është shumë pozitive. Kjo është një e arritur. Përdëllim nga raporti i kaluar i këtij institucioni, që për zgjedhjet e 14 shkurtit përcaktonte se KQZ në disa raste ka lejuar trajtim, të pabarabartë të votuesve, tejkalim të kompetencave nga ish-kryesuyesja duke tentuar që të diktohet puna e PAZAP-së dhe kufizim të ndjeshëm të së drejtës për zgjedhje efektive”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se e kundërshton pretendimin se ajo nuk është bazuar në Ligjin për Presidenten e Republikës së Kosovës, gjatë marrjes së vendimit për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ-ja.

“Këtë deklaratë preliminare e kundërshtoj konstatimin në njërën nga fusnotat e kësaj deklarate përmes së cilës tentohet që t’i jepet konotacion plotësisht politik ndërprerjes së mandatit të ish-kryesueses së KQZ-së, në muajin qershor të këtij viti. Problemi i parë qëndron në faktin se ndërprerja e këtij mandati nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor të 17 tetorit. Pra, edhe vëzhgimi i një veprimi të tillë që është bërë para se të shpallen zgjedhjet e 17 tetorit është plotësisht jashtë mandatit të këtij ekipi Teknik sa i përket konstatimeve preliminare”, deklaroi Osmani.

Osmani madje tha se interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të presidentes është kompetencë e gjykatave dhe jo e misioneve.

“Siç vërehet në raport ka pasur përmirësim të dukshëm të punës së KQZ-së, dhe zgjedhjet kanë qenë të organizuara në mënyrë të shkëlqyeshme nga udhëheqja e tanishme e KQZ-së. Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të presidentes është kompetencë e gjykatave kompetente, jo e misioneve, që të japin deklarata dhe konkluzione të tillë. Legjislacioni në fuqi parasheh se presidentja është autoriteti kompetent për ta emëruar kryesuesen e KQZ-së dhe autoriteti kompetent për ndërprerjen e mandatit”, ka thënë ajo.

Ajo u përgjigj edhe për deklaratat se shkarkimi i Dakës mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ku ka thënë se kërcënimet nuk e zmbrapsin.

“Mua nuk do të mund të më zmbraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Sa për mua le të më dërgojnë çdo ditë në Gjykatën Kushtetuese për nga një rast”, tha ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago