Aktiviteti sizmik i vullkanit Suribachi ka ndryshuar strukturën e brigjeve, duke nxjerrë në pak anijet që si fantazma duken aty për t’i treguar njerëzimit tragjedinë e luftës
Lëkundjet e një prej vullkaneve më aktivë në Japoni kanë sjellë në pah një faqe të rëndësishme të historisë bashkëkohore, prej dekadash e fundosur në ujërat e një ishulli të humbur.
Bëhet fjalë për Iwo Jima, ishullin në mes të Oqeanit Paqësor i njohur për një nga betejat më të ashpra dhe gjakderdhëse të luftës së dytë botërore, ku në terrenin vullkanik të ishullit u përballën për 5 javë ushtritë amerikane dhe ato të ushtrisë perandorake japoneze, që aty kishin ndërtuar një bazë ajrore të fortifikuar nga e cila niseshin në misione kamikazët, dhe mbronte nga sulmet ajrore amerikane ishujt kryesorë.
Rreth 40 mijë ushtarë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë humbën jetën në atë betejë, e fituar nga amerikanët që kishin përparësi të dukshme ushtarake. Ishulli ka marrë famë vitet e fundit edhe për filmin e Clint Eastwood “Letters from Iwo Jima”.
Dhjetëra mjete transportuese nga të dy ushtritë u fundosën gjatë betejës, dhe për dekada u fundosën në det. Por aktiviteti sizmik i viteve të fundit i vullkanit Suribachi ka ndryshuar strukturën e atyre brigjeve, duke nxjerrë në pak anijet që si fantazma duken aty për t’i treguar njerëzimit tragjedinë e luftës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…