Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka premtuar toka për Manastirin e Deçanit në këmbim të ftesës nga SHBA për Samitin e Demokracisë.
Ajo e quajti gënjeshtër lajmin e publikuar në disa media sot derisa për këto mediume paralajmëroi padi.
“Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë”.
Osmani ka shkruar se Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci.
“Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës. Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perenduar njëherë e përgjithmonë”.
Ende s’është konfirmuar zyrtarisht që Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë samit që për herë të parë do të mbahet nga presidenti Joe Biden.