Osmani: Shprehja shqiptare “bukë e kripë e zemër” merr kuptim në “Darkën e Lamës”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se kjo darkë është një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve duke u bërë pjesë e kulturës.

Osmani, e vlerësoi shtrimin e Darkës së Lamës si festën që i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”. Sipas saj, sepse në këtë sofër prodhuesit vendorë kanë vënë jo vetëm ushqimet tradicionale por edhe zemrat e tyre

“Shqiptarët i kanë dhënë krah njëri tjetrit në kohë të ndryshme duke u bërë solidarë më njeri-tjetrin. Shprehja e njohur ‘bukë e krip e zemër’ merr kuptim në këtë darkë ngase në sofra janë ushqime tradicionale që nderojnë mikun. Sonte mendjen e kemi te të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Është kohë e vështirë për ta dhe vazhdimi tutje na tregon se sa e rëndësishme është ruajtja e miqësisë më njëri-tjetrin. Kjo darkë tregon për falënderimin tonë ndaj të mirave. Edhe sonte shprehim gjithë falënderimin tonë për mantelbardhët”, ka thënë ajo.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve ka thënë se është privilegj për që për herë të dytë po organizojnë një darkë të tillë me kërkesë të presidentes.

“Kemi një darkë ku besoj se të gjithë do të kaloni mirë. Kemi shumë virtyte por dy të rëndësishme janë Besa dhe Tradita. Na pret shumë punë që mikpritjen shqiptare ta tregojmë pasi lidhet me besën shqiptare. Mikpritja përmes gastronomisë është diçka që eksportojmë edhe kulturën tonë. I kemi mbi 700 restorante me pronar në Berlin. Na pret shumë punë përpara. Ministria e Bujqësisë ta brendoj produktin e Kosovës e të shitet jashtë. Ministria e Kulturës ta brendoj kulturën e gastronomisë”, ka thënë ai.

Edhe Ilir Seferi nga” Besa Foundation”, tha se “Darka e Lamës”, shërben si falënderim.

“Për ta relaksuar fjalimin mund të iu them se për herë të parë në darkë më patën vënë në pozicion që tiu shërbej burrave dhe grave. Darka e Lamës shërben si falënderim ndaj zotit dhe tokës që kanë sjellë të korrurat. Falënderimi që duhet ti bëhet tokës është puna e vyeshme. Tokën e ruajmë dhe e kultivojmë, sepse na duhet për breza të ardhshëm. Ne diasporë jemi falënderues që jemi në Kosovën e lirë dhe sovrane”.