LAJME

12.7% më pak lindje, rrudhet më tej popullsia e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit

Popullsia e Shqipërisë po bie me ritme të shpejta për shkak të rënies së lartë të lindjeve. Për 6 mujorin e parë të vitit numri ra me 12.7% ose 1500 më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të gjitha qarqet raportojnë rënie të numrit të bebeve të lindura, ndërsa përsa i përket vdekjeve ky tregues është përmirësuar ndjeshëm me kalimin e pandemisë.

Pavarësisht se shtesa natyrore është pozitive ku lindjet qëndrojnë mbi vdekjet, popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet në mënyrë të shpejtë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë është 12.7% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më pare, ose thënë ndryshe rreth 1500 lindje më pak deri në qershor.

Të kategorizuara sipas qarqeve, në 3 mujorin e dytë të vitit rezulton se vetëm një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa 11 qarqe të tjera shënojnë ulje. Pavarësisht se Tirana mban numrin më të lartë të lindjeve, ajo rezulton me shifra rënëse. Nga 2.059 lindje në T-2 2022 në  1.846 lindje në T2-2023. Ndërsa Gjirokastra regjistron numrit më të ulët të lindjeve me 84 lindje.

 

Me kalimin e valës së madhe të pandemisë të gjitha qarqet raportojnë rënie të numrit të vdekjeve. Uljen më të madhe e zë qarku i Durrësit me prej 17,6 % rënie. Kukësi është qarku me numrin më të ulët të vdekjeve me  97 vdekje, ndërsa Tirana me numrin më të lartë me 1.147 vdekje.

Më shumë lindje, sesa vdekje në tremujorin e dytë 2023 janë regjistruar në 5 qarqe të vendit, ndërsa në 7 të tjerat, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago