Ushtria izraelite ka publikuar disa momente nga sulmet e fundit ajrore mbi Gaza, të cilat kishin sërish si objektiv bazat e militantëve të xhihadit islamik.
Menjëherë erdhi dhe reagimi i palestinezëve të cilët nisën të lëshonin raketa drejt territorit izraelit, çka detyroi qindra banorë të shkonin në vendstrehime.
Deri në këto momente raportohet për një person të vdekur dhe një të plagosur, teksa bilanci mund të rritet dhe më tej.
Të martën, Izraeli ndërmori një tjetër sulm në Gaza gjatë të cilit u vranë 12 persona, 3 prej të cilëve ishin drejtues të lartë të grupit Xhihadi Islamik.