Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, dhe nënkryetarja e kësaj partie, Fitore Pacolli, kanë takuar sot ish-deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack.
Në këtë takim kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe sipas komunikatës së lëshuar thuhet se Pack ka uruar partinë e Kurtit për rezultatin, dhe është interesuar për krijimin e qeverisë së re.
Ndërkohë Besnik Bislimi ka njoftuar Packun për prioritetet programore të Qeverisë.
“Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…