POLITIKE

Pacolli në Berlin: Kërcënimi më i madh për Ballkanin Perëndimor është tregtia e paligjshme e armëve nga shteti serb

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, të premten, gjatë fjalimit të tij në Konferencën Ministrore që po mbahet në Berlin, dhe e cila synon të frenojë tregtinë e paligjshme të armëve dhe të sjellë armët nën kontroll në Ballkanin Perëndimor, ka siguruar mbështetjen e plotë të Kosovës për nismën gjermano-frënge për zbatimin e hartës për kontroll gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta.

Pacolli ka thënë arsenalet e paligjshme paraqesin një rrezik të madh sigurie për popujt në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi, dhe më kërkesë për të lënë politikën menjanë, ka porositur se është nevoja që bashkërisht të përqendrohen për të siguruar rezultate të prekshme, por edhe adresimin e duhur të problemeve me të cilat përballet rajoni.

“Kërcënimi më i madh me të cilin rajoni ynë përballet sot përsa i përket sigurisë është tregtimi i paligjshëm i armëve nga shteti serb dhe përdorimi i teknologjisë ushtarake për të krijuar aftësi përgjimi nga Beogradi, që do të përdoren në vendet fqinje me ndihmën e aktorëve të tretë”, ka thënë Pacolli.

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se Kosova ka qenë e zëshme dhe e qartë në kundërshtimin e veprimtarive serbe të shitjes së armëve dhe ka kërkuar që Evropa ta bëjë të njëjtën gjë, ta kundërshtojë këtë menjëherë dhe të sigurojë që stabiliteti dhe paqja të mbizotërojë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është pjesë e inciativës dhe do të ndërmarrë veprime nacionale, bilaterale dhe shumëpalëshe për të frenuar tregtinë e paligjshme të armëve dhe për të sjellë armët nën kontroll. Armët e paligjshme janë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare të secilit shtet, pra edhe për Kosovën, dhe janë një rrezik për stabilitetin rajonal”, ka thënë Pacolli, i cili në Konferencën Ministrore në Berlin mori pjesë me ftesë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago