FOTO&VIDEO

Milazim Krasniqi në rolin e Burdushit, koronavirusin e quan shenjë nga Zoti ndaj trajtimit çnjerëzor që u bëhet myslimanëve ujgurë në Kinë

Autoritetet kineze po përballen me përhapjen e shpejtë të virusit misterioz që tashmë ka marrë më shumë se një duzinë jetësh, gjersa të infektuar konsiderohen rreth 9 mijë persona.

Pasi shpërthimi i epidemisë vazhdon të përhapet jashtë Kinës, koronavirusi gjatë ditës së djeshme është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka kujtuar keqtrajtimin që u bëhet në Kinë myslimanë ujgurë, për çka kohëve të fundit ka pasur raportime të vazhdueshme nga mediat e huaja, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi ka thënë se Kina mban në kampe mbi një milionë muslimanë, të etnisë ujgure, mbi dhjetë milionë ujgurë në terror dhe tenton t’ua ndërrojë identitetin etnik dhe fetar në rajonin e Ksingjangut.

“Kur e kishte nda mendjen ta realizonte atë projekt monstruoz dhe antinjerëzor, iu shfaq belaja në formën e Koronavirusit, që po e shndërron tërë Kinën në kamp. Për ata që kuptojnë, kjo është shenjë e qartë nga Zoti i Botëve”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se nga koronavirusi deri më tani kanë humbur jetën mbi 200 persona.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago