Behgjet Pacolli është shprehur i shokuar me lajmin për arrestimin e ish-këshilltarit të tij, Naim Murselit, i cili u arrestua nga Policia nën dyshimin për implikimin direkt të Egzona Murselit.
Pacolli tha se është i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën ai thotë se e ka njohur personalisht.
Ai edhe e ka përgëzuar policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit.
Postimi i plotë
Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.
I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.
E pabesueshme dhe e trishtueshme.
Jam ende i shokuar!
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…