LAJME

Pacolli reagon pas shkrimit se është i përfshirë në pastrim parash dhe krim të organizuar

Për raportimet e mediave në Venezuelë, figurën e të cilit e lidhin me afera korruptive, Behgjet Pacolli ka thënë “qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm”.

Reagimi i tij vjen, pasi një natë më parë ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si i përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Lidhur me raportimin ai shprehet “Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush””.

Tutje Pacolli tha se është rreshtuar kundër regjimit të Maduros kur ishte ministër i Jashtëm.

“Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”. Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar per rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë. Zbulim e jo mahi !! … e dikush paska zbuluar skandalin për Aeroportin e Vlorës….!!! Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo; Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë. Aeroporti i Vlorës po ndërtohet. Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet. Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin William Walker. Ai është meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi. Unë u rreshtova kundër regjimit të Maduros kur isha ministër i Jashtëm. Përndryshe qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago