BOTA

Pak ditë pas testit “hipersonik”, Koreja Veriore lëshon “raketë më të avancuar”

Koreja Veriore duket se ka testuar një raketë balistike të martën, që mund të ketë aftësi më të mira se raketa hipersonike që e lëshoi para më pak se një jave, tha ushtria e Koresë Jugore.

Testimi i këtyre raketave e nënvizon zotimin e udhëheqësit Kim Jong Un për Vit të Ri se do ta forcojë ushtrinë me teknologjinë më të avancuar në kohën kur bisedimet me Korenë Jugore e Shtetet e Bashkuara kanë ngecur.

Sipas vlerësimeve fillestare, raketa e lëshuar të martën fluturoi më shumë se 700 kilometra, në lartësi maksimale prej 60 kilometrash, me shpejtësi maksimale deri në dhjetë herë më të lartë se shpejtësia e zërit (12.348 kilometra në orë), thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë Jugore.

“Ne vlerësojmë se kjo është më e avancuar se rekata që Koreja Veriore e hodhi më 5 janar, ndonëse autoritetet e inteligjencës nga Koreja Jugore e Shtetet e Bashkuara janë duke kryer analizë të hollësishme”, tha ushtria e Koresë Jugore.

Raketa e dyshimtë balistike u vërejt rreth orës 7 e 27 minuta nga provinca Jagang e Koresë Veriore drejt oqeanit në bregdetin lindor të saj, në vendin e njëjtë ku u testua një raketë tjetër javën e kaluar, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Koreja Veriore është bërë pjesë e garës botërore për zhvillimin e raketave hipersonike, të cilat zakonisht përshkruhen si armë që lëvizin pesë herë më shpejt se zëri dhe që mund të manovrojnë në trajektore relativisht të ulëta, duke i bërë ato shumë më të vështira për t’u përcjellë ose për t’u penguar.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago