Ish-Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka provuar të marrë meritat për nënshkrimin e dy marrëveshjeve në Mynih ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë.
Lekaj ka shprehur mbështetjen për dy zyrtarët ministrisë të emëruar nga ai, Xhemë Veseli dhe Ramë Qupeva që kanë qenë pjesë e delegacionit, që ka nënshkruar marrëveshjet për hekurudhën dhe autostradën mes dy shteteve.
“Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ai ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të qëndrojë deri në njohje.
“Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje, si i vetmi mjet kompromisi. Me taksën në fuqi Serbia është aty, duke dëshmuar edhe njëherë se dialogu po vazhdon me ndërmjetësimin e ShBA-ve përkundër deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit se ne nuk bisedojmë me Kosovën përderisa ata nuk e largojnë taksën dhe ja ku është aty duke nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat”, ka shkruar ish-ministri Lekaj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…