Ndihmës-sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, më 23 tetor 2019 kishte paralajmëruar për pasojat e mëdha që mund të ketë largimi i kompanisë amerikane “Contour Global” nga Kosova.
Ai kishte thënë se shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese. Prandaj, sipas tij, Kosovës i duhej Kosova e Re.
“Nëse ky projekt dështon, Kosova mund të detyrohet të marrë në konsideratë alternativa që përfshijnë energjinë me burim rus. Shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese. Për të ruajtur pavarësinë e saj energjetike, Kosovës i duhet gjeneratë e re, dhe Kosova e Re është opsioni më praktik, më efikas dhe më i mundshëm. Mbështetja e këtij projekti është tërësisht interes kombëtar në SHBA”, kishte thënë Palmer.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…