POLITIKE

Palmer zbulon planin e tij: Të përzë Rusinë nga Ballkani

I Dërguari i Posaçëm i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka zbuluar strategjinë e Washington për Ballkanin para Senatit. Palmer ka konfirmuar se qëllimi i SHBA është që Kosova dhe Serbia ta njohin njëra tjetrën.

“Washington dëshiron ta heqë Ballkanin nga ‘përqafimi i Rusisë’, t’i fusë vendet e rajonin në NATO, ndërsa Serbia dhe Kosova të detyrohen ta njohin njëra tjetrën si vende të pavarura”, shkruan gazeta serbe Novosti.

Aty ankohen se “shantazhi më i ri i drejtuar kah Serbia është rezoluta me të cilën po kërkohet zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi”.

Matthew Palmer, zëvendës i ndihmësit të sekretarit të shtetit dhe emisari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka folur për këtë strategji në dëshminë para Këshillit për Politikë të Jashtme të Senatit dhe Nën komisionit për Evropën, duke porositur se prioritetit kryesor i SHBA në Ballkan është normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Palmer ka thënë se SHBA pret që qeveria e re e Kosovës t’i heqë taksat ndaj prodhimeve serbe, por njëkohësisht edhe Beogradi duhet ta ndërpresë fushatën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

“Me fushatën e nxitjes së vendeve t’i tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe me bllokimin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare siç është INTERPOL-i, Beogradi ka bërë dëm bashkëpunimit policor dhe e ka shkatërruar atmosferën e kompromisit, të cilin vet e kërkon”, ka theksuar në mënyrë të qartë Palmer.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo po e pengon përparimin kah marrëveshja e cila i nevojitet Serbisë për të hyrë në BE.

SHBA janë të gatshme që me angazhim më të intensifikuar politik, por edhe nëpërmjet të nxitjeve ekonomike, të ndihmojnë palët të arrijnë deri te marrëveshja. Ai e ka kritikuar BE se me bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dërgon mesazh të keq në Beograd dhe Prishtinë, se sado që të jenë vendime të vështira të cilët ata duhet t’i marrin, nuk do t’i afrohen shoqërisë evropiane. Një situatë e tillë i mundëson Rusisë dhe Kinës ta forcojnë ndikimin e tyre në Ballkan, ka theksuar zyrtari i lartë amerikan.
Qëllimi parësor i Rusisë është të pengohen integrimet euroatlantike të rajonit, ta mbajë Ballkanin të ndarë, të dobët dhe të varur nga përkrahja politike e Moskës dhe gazit të tyre. Ajo dëshiron ta pengojë marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet shtet funksional, të pengohet rruga e Maqedonisë Veriore në NATO. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është aduti kryesor i Moskës kur bëhet fjalë për Serbinë, përfundon Palmer.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago