Pamje: Klitschko tregon dëmtimet që bënë sulmet ruse këtë mëngjes

Ish-kampioni i botës në boks dhe kryetari i Kievit, VItaliy Klitschko ka publikuar pamje të sulmeve ruse mëngjesin e sotëm.

Klitschko ka treguar se një person ka vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse këtë mëngjes..

Në mesin e të plagosurve janë edhe katër fëmijë, kurse shumë ndërtesa u shkatërruan.

“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin. Në mëngjes, një zonë banimi në rrethin Podolsk u granatua nga orkët. Një person ka humbur jetën, 19 janë plagosur, mes të cilëve katër fëmijë. Janë dëmtuar 6 shtëpi, kopshte dhe një shkollë. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje”, shkroi ish-boksieri ukrainas në profilin e tij në Twitter.