Nënë Liza së bashku me një grup banorësh të “5 Majit” në lagjen ku u shembën banesat, ndodhen në Komisionin e Ligjeve dhe po flasin për shqetësimet e tyre.
Teksa nënë Liza po parashtronte kërkesat duke hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për mospraninë e tij në këtë përballje, ka ndërhyrë Klotilda Bushka e cila e ka pyetur nëse ka ardhur për politikë apo për hallin që ka. Kjo ndërprerje e Bushkës ka bërë që nënë Liza të ngrihet në këmbë dhe të mos e “kursejë” as kryetaren e Komisionit të Ligjeve.
Pjesë nga debati
Nënë Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu, jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë një datë e një ditë e një kontratë të rregullt se ku do të marrim shtëpinë. Por s’ka pranuar të vijë. Bashkisë i kemi bërë thirrje të vijë. Për të më gënjyer s’më gënjen dot as Veliaj as Rama. Ne duam shtëpi. Mos me e nxjerrë popullin jashtë. S’jemi serbë as në Afganistan… Çfarë po bëhet në këtë shtet a ka ligje, a s’ka ligje, a ka njerëz a s’ka njerëz ne nuk jemi duke i dhënë dum. Me i përdorur njerëzit sikur po i përdor shteti jonë, e me i nxjerr jashtë. Unë ende fle në rrënoja. 3 kate shtëpi sot janë kasolla.
Bushka: Zonja Liza që t’ju dëgjojmë, na flisni për problemin tuaj, që t’ju dëgjojmë…
Liza: Kush është një prej jush që e jep shtëpinë. Ne duam drejtësi. Shtet s’ka, gjykatë s’ka. Ne s’kemi qenë çobanë, kemi qenë familjarë të rregullt, me taksa e të gjitha. Unë ia dua metrat shtetit një më një. Të bëjë një shtet kështu, një kryetar bashkie që të mos pranojë të vijë të ballafaqohet. Unë i kam marrë te komshinjtë rrobat, ilaçet jo, lekët e bukës brenda. Turpi i botës për shtetin shqiptar. Ne kujtojmë se jemi duke hyrë në Evropë, por jemi duke hyrë në gropë me këtë shtet. Ne kërkojmë kryetarin e bashkisë të vijë këtu, se te populli s’vjen se ka frikë se e vret kush. Ku do shkojmë ne. Kryetari i bashkisë nëse është burrë të vijë në shesh të burrave.
Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd? Të ngelemi te shqetësimi që keni
Nënë Liza: Prit, prit… Unë dua kontratën e rregullt… Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s’dal nga shtëpia. Mos t’u vijë keq fare unë jam malësore dhe s’tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt, me vulë dhe firmë.
Sot banorët e “5 Majit” janë thirrur në një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullin lidhur me shembjen e banesave të tyre. Mungesa e kryebashkiakut ka sjellë pakënaqësi të opozitës dhe reagime të forta të banorëve. Por jo vetëm kaq, ata janë të revoltuar sepse edhe Nano u largua menjëherë pasi bëri një rezyme se çfarë kishte ndodhur sipas tij te “5 Maji”. Sipas Nanos, reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre. Një gjë e tillë kundërshtohet nga banorët.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…