BREAKING NEWS

Kush janë anëtarët e bandës ku u arrestua Elsa Lila, nga “Qorri” tek “Rindi”, rolet që kishin

Janë zbardhur të gjithë emrat e grupit të trafikantëve ku u arrestua këngëtarja Elsa Lila në Itali.  Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 13 persona (shtatë shqiptarë dhe gjashtë romakë).

Konkretisht:

Arindi Boci alias Rindi (35 vjeç),

Glend Burhanaj i quajtur Qorri (32 vjeç),

Fabrizio Capogna (37 vjeç ),

Petrit Bardhi i quajtur Titi (47 vjeç ),

Gianluca Fantozzi (51 vjeç),

Leonard Vacaj (48 vjeç ),

Simone Laurenti (42 vjeç),

Elsa Lila (40 vjeçe),

Gjino Lleshaj (39 vjeç) ,

Manolo Monterisi (44 vjeç),

Alessio Nardini (47 vjeç),

Francesk Ndreka i njohur si Cesk ( 28 vjeç) dhe

Manuela Rizzo (46 vjeçe).

Hetimet për bandën raportohet se kanë nisur që në vitin 2019, ku janë kryer një seri përgjimesh dhe ndjekjesh deri në goditjen e tyre. Në total këtij grupi i janë gjetur 5 kilogramë kokainë, 43 kilogramë marihuanë dhe 82 kilogramë hashash.

Raportohet se krye të bandës ishte Arindi Boci, i njohur si Rindi, së bashku me Glend Burhanaj i njohur si Qorri. Për prokurorinë ata dyshohet se ” ngritën, organizuan dhe menaxhuan trafikun e drogës në zonat Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës atje” .

Rindi raportohet se kishte krah të djathtë bashkatdhetarin Francesk Ndreka nga Çesk .

Boksieri Petrit Bardhi, i quajtur Titi, dyshohet se ” ka siguruar kontaktet e blerësve të drogës, fal njohurive të tij me krimin romak.

Këngëtarja Elsa Lila akuzohet se është përdorur si kujdestare dhe llogaritare e faturave.

Së fundi, Alessio Nardini do të kishte marrë pjesë në bandë për ” sigurimin e disponueshmërisë së banesës dhe kutisë që përdorej për mbajtjen e drogës “.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

16 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago