Sot, më 19 shtator 2024, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një operacion të rëndësishëm në luftën kundër fajdesë dhe bixhozit të paligjshëm.
Në këtë operacion, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’.
Sipas njoftimit të policisë, janë realizuar urdhërkontrolle në tri lokacione në Prishtinë, ku janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme, përfshirë shuma të konsiderueshme të parave në kesh, pesë automjete, telefona celularë dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Ky aksion ka ardhur pas hetimeve të vazhdueshme lidhur me aktivitetet e dyshuara të fajdesë dhe bixhozit të paligjshëm.
Në lidhje me këtë aksion, Policia ka deklaruar: “Katër të dyshuarit, A. A., S. A., E. G., dhe A. G., janë kapur në flagrancë gjatë operacionit. Ata janë akuzuar për veprat penale të fajdesë dhe organizimit të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë përdorur forma të ndryshme të kanosjes për të detyruar viktimat që të veprojnë kundër pasurisë së tyre, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shuma të ndryshme parash si interes nga fajdeja. Po ashtu, ata janë akuzuar për ushtrimin e bixhozit të kundërligjshëm. /Telegrafi/
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…