Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş shkaktuan vdekjen e shumë qytetarëve edhe në Adiyaman, ku autoritetet kanë hapur varreza masive për varrosjen e tyre.
Bilanci po rritet çdo minutë në tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş. Ndërsa tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në 10 qytete, numri i personave që humbën jetën i kaloi 17 mijë.
Në Adiyaman, ku vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit, vazhdon varrimi i trupave të cilët u gjetën në rrënoja.
Në pamjet e pasqyruara në rrjetet sociale, shihen familjarët e qytetarëve të humbur, të cilët falen duke uruar që mes viktimave të mos jenë të afërmit e tyre, ndërsa eskavatori vijon të gërmojë.