FOTO&VIDEO

Pamje të reja nga momenti i prangosjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, të dyshuar për haraç

Sinjali ka siguruar nga vendi i ngjarjes pamje ekskluzive të momentit të arrestimit të pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë, Ajet Keqolli dhe qytetarit Naser Shillova të dyshuar për veprën penale të detyrimit, e njohur për publikun si haraç.

Siç shihet nga pamjet, dy të arrestuarit janë zënë në flagrancë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës si rezultat i zbatimit të masave te fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e Prokurorisë.

Zyrtari policor dhe qytetari u kapën në një restorant në lagjen “Veterniku”, që gjendet në kilometrin e tretë të magjistrales Prishtinë – Shkup, shkruan Sinjali.

Sipas videos ekskluzive të siguruar asnjëri nga të dyshuarit nuk i ka rezistuar arrestimit. Ata janë dorëzuar në momentin e parë kur ndaj tyre është dhënë urdhri nga pjesëtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Siç shihet në video, në momentin e arrestimit, dy të dyshuarit ishin të ulur në një tavolinë në tarracën e këtij restoranti, kur papritur në skenë dalin hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët i drejtojnë armët në drejtim të të dyshuarve me qëllim që ta vejnë situatën nën kontroll.

Me këtë rast, zyrtari policor dhe qytetari shihen duke i ngritur duart lartë dhe më pas u vihen prangat.

Kujtojmë se sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit të arrestuarve në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç ka raportuar mbështetur në burimet brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, polici Ajet Keqolli dhe qytetari N. SH dyshohet se kishin kërkuar rreth 35 mijë euro haraç nga viktima R. A (emër i njohur për redaksinë) me qëllim që t`ia mundësonin atij ta shfrytëzonte banesën që e kishte blerë nga një suharekas, por që nuk kishte arritur ta posedonte asnjëherë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago