Pamje të rënda: Makina “hedh në ajër” dy persona në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Në orët e hershme të mëngjesit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës “Gate Club”, një person ka goditur me veturë dy persona, shkruan Paparaci.

Në videon që ka siguruar Paparaci, shihet teksa makina ka “hedhur në ajër” dy personat.

Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes pa e vrarë mendjen për personat që hodhi në tokë.

Megjithatë, lidhur me rastin nuk ka raportuar as Policia e Kosovës.