BOTA

Pamje të tmerrshme: Ukrainasit publikojnë kufomat e rusëve në rrugët qytetit të çliruar

Ndërsa Moska përpiqet të qëndrojë në zonat që aneksoi ilegalisht javën e kaluar, të martën u shfaqën fotografi të shumta që tregojnë trupat e ushtarëve rusë të shtrirë në rrugët e një qyteti kryesor të Ukrainës lindore, dëshmi kjo e një tërheqjeje të nxituar që shënon një disfatë të re për Rusinë.

Kujtojmë se, Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë vulosi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës të martën, pas “referendumeve” që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i hodhën poshtë si të paligjshme dhe mashtruese.

Ndërsa, duke iu përgjigjur masës së aneksimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar zyrtarisht bisedimet me Rusinë. Dekreti i Zelensky-t i publikuar të martën deklaron se mbajtja e negociatave me presidentin rus Vladimir Putin është bërë e pamundur pas vendimit të tij për të marrë nën kontroll katër rajonet e Ukrainës.

“Ne do të presim që presidenti aktual të ndryshojë pozicionin e tij ose të presim një president të ardhshëm ukrainas i cili do të rishikojë qëndrimin e tij në interes të popullit ukrainas”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Por, pavarësisht nga guximi i dukshëm politik i Kremlinit, fotografitë në terren të ndara nga Associated Press, nënvizojnë rrëmujën me të cilën përballet Putini në përgjigjen e tij ndaj përparimeve të Ukrainës dhe përpjekjeve për të vendosur kufij të rinj rusë.

Gjatë fundjavës, për të shmangur rrethimin nga forcat ukrainase, trupat ruse u tërhoqën nga Lyman, një qytet strategjik lindor që rusët e kishin përdorur si një qendër kryesore logjistike dhe transporti. Çlirimi i këtij qyteti i dha Ukrainës një pikë kyçe të favorshme për të shtyrë ofensivën e saj më thellë në territoret e kontrolluara nga Rusia.

E dy ditë më vonë, trupat e ushtarëve rusë ishin ende në tokë. Duket se ushtria ukrainase kishte mbledhur trupat e shokëve të tyre pas betejave të ashpra për kontrollin e Lyman, por nuk i kishte hequr ato të rusëve.

“Ne luftojmë për tokën tonë, për fëmijët tanë, në mënyrë që njerëzit tanë të mund të jetojnë më mirë, por e gjithë kjo ka një çmim shumë të lartë,” tha një ushtar ukrainas.

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington, në raportin e tij të fundit tha se, pas rimarrjes së kontrollit të Lyman në rajonin e Donetskut, forcat ukrainase kanë vazhduar ofensivën më tej në lindje dhe mund të kenë shkuar deri në kufirin e rajonit fqinj Luhansk.

Të hënën, forcat ukrainase shënuan gjithashtu fitime të rëndësishme në jug, duke ngritur flamuj mbi fshatrat Arkhanhelske, Myroliubivka, Khreshchenivka, Mykhalivka dhe Novovorontsovka.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

6 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

23 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago