Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nxjerrë vendimin në bazë të të cilit do të zëvendësohen orët e humbura mësimore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas njoftimit të bërë nga ministrja Nagavci, me këtë vendim do të ndryshohet edhe kalendari i vitit shkollor, me ç’rast gjysmëvjetori i parë pritet të përfundojë me datën 27.01.2023.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Financave “që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”.
Postimi i plotë:
Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.
Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.
Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:
-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;
-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;
-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;
-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.
MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.
Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:
-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;
-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…