Një fluturim i IndiGo nga Delhi drejt Srinagarit, me mbi 200 pasagjerë në bord, përjetoi turbulenca të forta pasi u përfshi në një stuhi të papritur me breshër, e cila shkaktoi dëmtime në pjesën e përparme të avionit, të mërkurën.
Në një video që është bërë virale nga brenda fluturimit 6E2142 të IndiGo, dëgjohen pasagjerë dhe fëmijë duke bërtitur e qarë, teksa avioni lëkundet dhunshëm për shkak të motit ekstrem.
Në pamjet filmike nga kabina, shihen edhe shkëndija rrufesh që ndriçojnë qiellin përreth.
“Ishte tmerruese dhe jam ende në shok,” tha një nga pasagjerët. “I shpëtuam një rrëzimi. Urime pilotit që e uli avionin në mënyrë të sigurt,” shtoi një tjetër.
Sipas zyrtarëve, moti i trazuar në ajër detyroi pilotin të njoftonte një “emergjencë” tek Kulla e Kontrollit Ajror në Srinagar. Pavarësisht situatës dramatike, fluturimi me 227 pasagjerë arriti të bëjë një ulje të sigurt në orën 18:30.
Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, ndërsa aeroplani është vendosur për inspektim dhe riparim pas uljes.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë me rrufe që kanë përfshirë zonat e Delhit, Chandigarh dhe Kolkatës kanë ndikuar rëndë në operacionet ajrore të IndiGo, konfirmoi kompania të mërkurën.
Në një njoftim për udhëtarët, IndiGo u bëri thirrje pasagjerëve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të nisen për në aeroport dhe të presin vonesa për shkak të përmbytjeve dhe trafikut të rënduar si pasojë e motit të keq.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…