POLITIKE

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mohoi sugjerimet e demokratëve të Senatit se Vladimir Putin po “po luan me kohën” dhe po vonon progresin në negociatat me Ukrainën. Rubio dha dëshminë e tij të parë si Sekretar i Shtetit, para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, shkruan A2 CNN.

Dëshminë e tij, Rubio e dha para disa prej ish-Kolegëve të tij në Senat, të cilëve janë penduar që e votuan për ta konfirmuar sepse, sipas tyre Rubio nuk i është kundërvënë Trumpit.

Në fjalën e tij, Rubio tha se Rusia kërkon diçka që nuk e ka pasur, ndërsa Ukraina kërkon diçka që nuk mund ta marrë dot ushtarakisht. “Për sa i përket Ukrainës, ja për çfarë në mund të biem dakord. Nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake për këtë konflikt. Ajo duhet të përfundojë me anë të një takimi negociator. Sfida kryesore që kemi në Ukrainë është kjo: Rusia kërkon diçka që nuk e ka pasur ndërsa Ukraina do diçka që nuk mund ta marrë dot ushtarakisht. Kjo ka qenë sfida kruciale”, tha ai.

Senatorët demokratë theksuan të irrituar se Presidenti rus po luan me Trumpin “si violinë”. Sipas senatores demokrate nga Neë Hampshire, Jeanne Shaheen, Putin po kërkon të fitojë kohë me ndalimin e negociatave ndërsa i kërkoi administratës të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të ushtrojë presion mbi Rusinë. Por për Rubion kjo është e pavërtetë.

“Në fakt, nëse është e qartë se rusët nuk janë të interesuar për një marrëveshje paqeje dhe ata thjesht duan të vazhdojnë të luftojnë luftën, mund të vijë fare mirë deri në atë pikë. Presidenti e ka bërë këtë në të kaluarën. Besimi ynë, besimi i Presidentit, është se ai nuk e bën këtë. Ne do të shohim, ata duhet ta bëjnë këtë”, tha Rubio.

Rubio argumentoi se administrata po vazhdon të mbështesë ushtarakisht Ukrainën dhe tha se nuk ka hequr asnjë sanksion ndaj Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago