Papa Françesku ka thënë se plani i Donald Trump për të dëbuar emigrantët e paligjshëm nga SHBA do të ishte një “turp” nëse do të realizohej.
Sipas mediave të huaja, duke folur për një program televiziv italian nga rezidenca e tij në Vatikan, Papa Françesku tha se nëse planet do të realizoheshin, Trump do të bënte një ‘vepër të mjerë pa asnjë përfitim’.
“Kjo nuk është e drejtë. Ju nuk i zgjidhni kështu problemet,” tha ai, shkruan A2 CNN.
Trump ka premtuar se do të fillojë dëbimin më të madh të emigrantëve pa dokumente në historinë e SHBA-së menjëherë, pasi të marrë detyrën.
Në një mesazh drejtuar Trumpit të hënën, Papa Françesku i ofroi atij “përshëndetje të përzemërta” dhe i kërkoi atij të udhëheqë një shoqëri “pa hapësirë për urrejtje, diskriminim apo përjashtim” dhe të promovojë “paqen dhe pajtimin midis popujve”.
Papa dihet se e ka të shtrenjtë çështjen e emigrantëve. Gjatë një auditori publik gushtin e kaluar, ai tha se “puna sistematike me të gjitha mjetet për të larguar emigrantët” ishte “një mëkat i rëndë”.
Në vitin 2016, para zgjedhjeve të para presidenciale të fituara nga Trump, Papa Françesku tha se “një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve… dhe jo për ndërtimin e urave, nuk është i krishterë”.
Duke iu referuar premtimit të Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën për të penguar emigrantët të udhëtojnë në SHBA, Françesku tha: “Unë them vetëm se ky njeri nuk është i krishterë nëse ka thënë gjëra të tilla.”
Papa Françesku dhe Trump u takuan më vonë kur Trump dhe familja e tij vizituan Romën në vitin 2017.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…