Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump hyri në Capitol Rotunda për ceremoninë e betimit. Nënpresidenti i sapozgjedhur JD Vance hyri në sallë pak çaste para tij.
Vance ia shtrëngoi dorën presidentit Joe Biden teksa ai po shkonte drejt vendit të tij.
Trump ia dha dorën e i buzëqeshi Bidenit, ndërsa ai duartrokiti.
Vance pritet ta bëjë betimin, pas tij Trump, i cili më pas do të mbajë fjalimin inaugurues.
Tema e fjalimit do të jetë “rikthimi i besimit” në Amerikë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.
“Kthehem në presidencë i sigurt dhe optimist se jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar. Një valë ndryshimi po përfshin vendin”, pritet të deklarojë Trump, sipas një fragmenti të fjalimit të përgatitur.
Pasi Trump ta mbajë fjalimin e tij inaugurues, ai do t’i japë lamtumirën Bidenin dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.
Trump do të marrë pjesë në një ceremoni në dhomën e nënshkrimit të presidentit dhe më pas në një drekë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…