LAJME

“Papa i Paqes”, amaneti për varrimin

Ashtu siç zgjodhi të ishte gjatë pontifikatit të tij, i thjeshtë e larg luksit, po ashtu Papa Françesku ka kërkuar që të përcillet për në banesën e përjetshme. Në fund të 2023-shit, Ati i Shenjtë i la porosi klerit që arkëmorti i tij të jetë prej druri të thjeshtë të veshur nga brenda me zink, ndryshe nga tradita papale, ku arkivolet kanë tri përbërës, dru selvie, lisi dhe material të brendshëm plumbi.

Ka kërkuar që ceremonia të jetë e thjeshtë. Nderimet duhet t’i bëhen me trupin e tij brenda arkëmortit me kapak të hequr dhe jo në katafalkë, siç njihet ndryshe platforma e ngritur që e bën të dukshëm për publikun në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Papa Françesku do të jetë i pari udhëheqës shpirtëror i Vatikanit në më shumë se një shekull që do të prehet jo në guvat nën Bazilikën e Shën Pjetrit, në atë të Santa Maria Maggiores, një nga 4 bazilikat papale të Romës, e ku Ati i Shenjtë shkonte çdo të dielë për t’u lutur e ku thoshte se merrte frymëzimin që i duhej.

Pas vdekjes së Papës, brenda 20 ditëve mblidhet Kolegji i Kardinalëve, në përbërje të të cilit janë 252 kardinalë, ku të drejtë vote kanë vetëm 138 prej tyre që janë nën 80-vjeç. Pjesa tjetër përfshihet vetëm në konsultimet për zgjedhjen e Papës së ri.

Gjatë gjithë procesit në Kishën Sistine, pjesë e kompleksit apostolik të Vaktikanit, ata izolohen nga çdo kontakt me bota e jashtme dhe dalin nga andej vetëm pas votimit që çon në zgjedhjen e Papës, kur nga oxhaku i saj del tym i bardhë. Kur tymi është i zi, tregon se votimi nuk ka arritur të zgjedhë një papë. Datat për funeralin dhe procedurat e zgjedhjes së papës së ri pritet të bëhen të ditura nga Selia e Shenjtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago