Papa nis reformën e Kishës Katolike: a do martohen priftërinjtë?

Papa Françesku ka nisur një proces që disa e përshkruajnë si përpjekja më ambicioze për të reformuar Kishën Katolike në 60 vjet.

Gjatë fundjavës, Vatikani nisi një proces dyvjeçar të konsultimit me të gjitha famullitë katolike në botë mbi drejtimin e ardhshëm të Kishës, raporton BBC-së.

Disa katolikë shpresojnë se kjo do të çojë në ndryshime në çështje të tilla si shugurimi i grave, martesa në priftëri, por edhe në lidhje me marrëdhëniet e të njëjtit seks.

Disa të tjerë kanë frikë se do të minojë parimet e Kishës Katolike.

Ata thonë se një përqëndrim në reforma mund të largojë Kishën nga çështjet djegëse që e shqetësojnë atë sot, të tilla si korrupsioni dhe shpopullimi.

Papa Françesku u bëri thirrje katolikëve “të mos qëndrojnë të barrikaduar në qëndrime të ngurta”, por të “dëgjojnë njëri -tjetrin”.