Pope Francis holds the weekly general audience at the Vatican, January 26, 2022. REUTERS/Remo Casilli
Papa Françesku tha se prindërit e fëmijëve homoseksualë nuk duhet t’i dënojnë ata, por t’u ofrojnë përkrahje.
Ai këto fjalë i tha në fjalimin javor, duke iu referuar vështirësive me të cilat përballen prindërit gjatë rritjes së fëmijëve, shkruan Reuters.
Sipas Papa Françeskut, në këto probleme përfshihen “prindërit që shohin orientime tjera seksuale te fëmijët e tyre dhe si ta trajtojnë këtë, si t’i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”.
Ai më parë ka thënë se homoseksualët kanë të drejtë që të jenë të pranuar nga familjet e tyre si fëmijë dhe si vëllezër a motra.
Papa gjithashtu tha se përderisa Kisha nuk mund ta pranojë martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë, ajo mund t’i përkrahë ligjet për bashkim civil me qëllim që partnerëve homoseksualë t’u jepen të drejta të përbashkëta në fushat e pensionit, kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të trashëgimisë.
Vitin e kaluar, një zyrë e doktrinës e Vatikanit lëshoi një dokument në të cilin thuhej se priftërinjtë katolikë nuk mund t’i bekojnë martesat e gjinisë së njëjtë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…