LAJME

Papagalli i shpëton jetën një familjeje të tërë, veprimi i çuditshëm gjysmë ore para tërmetit

Një papagall është kthyer në mbrojtësin e shenjtë për një familje të vogël në zonën e Osmaniye të Kahramanmaras, pasi falë tij, ata sot janë gjallë e shëndoshë e mirë.

Bëhet fjalë për familjen Çimen, e cila u zgjua nga tingujt e pazakonshëm të papagallit të tyre më 6 shkurt, pa e kuptuar se ato tinguj do të ishin shpëtimtarët e jetëve të tyre, pasi edhe pse pallati i tyre pothuajse u shemb nga tërmeti, ata ia dolën të dilnin para se kjo të ndodhte, duke përfunduar vetëm me disa plagë të lehta në trup.

Familjarët tashmë janë strehuar në qytetin e çadrave, pasi nuk mund të hyjnë në shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti. Sipas mediave turke, 17-vjeçarja M. Çimen, e cila qëndronte me familjen e saj në strehën e përkohshme në zonën e parkingut, tha se ata u kapën në shtëpinë e tyre në lagjen Raufbey pas tërmetit 7.7 ballë, epiqendra e të cilit ishte Pazarcık.

Vajza e familjes tha se, ai po kërcente në kafaz duke lëshuar tinguj të zhurmshëm, ndërsa shton se e blenë atë rreth 3 muaj më parë dhe e quajtën “Maviş”. Gjëja që u kishte bërë përshtypje ishte fakti, se deri atë ditë, ai nuk është se këndonte shumë, por në datën 6, rreth gjysmë ore para tërmetit, ai nuk përmbahej brenda në kafaz, duke u hedhur nga njëri cep, në tjetrin.

Por, edhe pse u zgjuan nga kjo lëvizje e papagallit, familjarët nuk është se u shqetësuan, deri në momentin kur tërmeti nisi të bjerë, duke bërë që ata të dalin menjëherë jashtë, por duke mos harruar papagallin e tyre shpëtimtar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

22 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

3 ditë ago