POLITIKE

Paralajmërim për protesta qytetare në Serbi, Vuçiç: Morëm informacion zyrtar, Rusia më ka njoftuar për trazira të iniciuara nga perëndimorët

Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitjet për trazira masive të iniciuara nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore, u tha gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

I pyetur për “përgatitjet perëndimore” për një grusht shteti në vend, ai tha: “Sot morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse”.

“Informacioni është siguruar përmes kanaleve formale dhe ne po punojmë për ta zgjidhur atë. Për këtë është përgjegjës Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, përveç kësaj, njerëzit në qeverinë serbe dhe agjencitë e tjera që janë të specializuar për këto gjëra janë duke bërë punën e tyre”, theksoi Vuçiç.

“Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë do të dështojnë. Serbia vazhdimisht po ecën përpara dhe ata nuk mund dhe nuk do ta ndalojnë atë. Ata nuk do të mund ta ndalojnë më kurrë. Ky është mesazhi im për të gjithë, dhe njerëzit tanë nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar”, përfundoi ai.

Më herët, gazeta Vecernje Novosti raportoi se anëtarët e opozitës serbe ishin të gatshëm të përfitonin nga protestat në Beograd të planifikuara për 10 gusht për të pushtuar pallatin presidencial, për të eliminuar kreun e shtetit dhe për të nisur të njëjtin skenar si në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago