Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se forcat proturke që kundërshtojnë presidentin sirian Bashar Al Assad synojnë të arrijnë në Damask.
“Pas Idlibit, Hamës dhe Homsit padyshim që objektivi do të jetë Damasku. Vazhdon marshimi i forcave opozitare. Shpresojmë që ky avancim në Siri do të vazhdojë pa incidente apo probleme”, tha Erdogan, duke folur me gazetarët pas lutjeve të së premtes në një xhami në Stamboll.
Presidenti turk njoftoi se i kishte bërë thirrje homologut sirian Bashar al Asad për të përcaktuar së bashku të ardhmen e Sirisë, por nuk mori përgjigje pozitive.
“Ndërsa rezistenca kundër organizatave terroriste vazhdonte, ne i bëmë thirrje Asadit. Ne thamë, le të përcaktojmë së bashku të ardhmen e Sirisë. Megjithatë, nuk morëm përgjigje pozitive”.
Në një intervistë për mediat amerikane, udhëheqësi i rebelëve Abu Mohammad bëri të ditur se forcat e huaja si Rusia, Irani apo edhe SHBA, duhet të largohen nga vendi.
Ndërkohë kryengritësit islamikë kanë pushtuar qytetin sirian të Hamës në një betejë për të kapur një vendndodhje jetike në rrugën për në Damask, duke shënuar sfidën e fundit kundër Bashar al-Assad.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…